Shkodrani Elvis Skuqaj rikthehet në atdhe pas 26 viteve emigrim. Ai tregon arsyen pse la Francën për t’iu përkushtuar blegtorisë. Në familjen e tij prej 5 anëtarësh, secili zotëron pasaportë të huaj…
Elvis Skuqaj është kthyer në Shqipëri pas 26 vitesh emigracion në Francë. Ai punon tokën dhe merret me blegtori, ku specialitet ka të gjitha produktet e qumështit të deleve dhe kecave. E veçanta e tij është se në familje, ka 5 pasaporta me 5 kombësi të ndryshme. Vetë ka pasaportë franceze, një djalë e ka me pasaportë gjermane, tjetrin e ka me pasaportë amerikane, prindërit i ka me pasaportë italiane dhe vetëm gruan e ka me pasaportë shqiptare. Së shpejti Elvisi pritet të bëhet baba sërish dhe fëmijët e tij dhe e shoqja do marrin pasaporta të tjera, për atë kombësi që do të zgjedhin.