Habit studiuesi "Serbët e quanin sllave" / Të pathënat e jetës së Nënë Terezës

5 Shtator 2023, 13:12

5 Shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë 7 vite më parë, murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997 u nda nga jeta. “Një jetë në shërbim të të tjerëve” ky ishte misioni i shenjtores Nënë Tereza, të cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori. Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, Nënë Tereza është vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes. Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të varfërve.

Sot, në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në studion e ‘Rreze Dielli’, në një lidhje skype, studiuesi Sami Flamuri rrëfen mbi të pathënat e jetës së bamirëses me origjinë shqiptare.