Hallvë me arra, Albana sjell recetën e traditës së gjyshes së saj

29 Janar, 11:36

Hallvë me arra

Përbërësit:

  • 350 gr miell
  • 250 gr sheqer
  • 150 gr gjalpë të tretur
  • 3-4 fç ujë
  • Gozhdë karafili
  • Arra të grira

Përgatitja:

Fillimisht lëmë ujin të vlojë me sheqerin dhe karafilin njësoj siç veprojmë me shurupet e ëmbëlsirave. Kaurdisim miellin me gjalpin e tretur derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas shtojmë gradualisht shërbetin e përgatitur duke e trazuar pa ndërprerje derisa masa të lidhet dhe piqet mirë. Sipas dëshirës arrat mund t'i shtojmë brenda në hallvë ose mund t'i hedhim sipër pasi e kemi servirur në forma.