Hashure me fruta të thata nga zonja Albana

22 Mars, 11:43

Hashure me fruta të thata

Përbërësit:

  • 250 gr grurë
  • 2 litra ujë
  • 100 gr sheqer
  • 1 majë luge kripë
  • 2 lgj niseshte
  • 2 lgj arra
  • 1 lgj lajthi
  • 1 lgj bajame
  • 1-2 lgj rrush i thatë
  • 3-4 fiq të thatë
  • 2 lç kanellë
  • 1 lk karafil
  • ½ shegë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në ujë të ngrohtë grurin dhe më pas e vendosim të ziejë për aq kohë sa të zbutet kokrra. Pasi gruri të ketë shpërthyer shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të cilin e kemi vendosur më parë të zbutet në ujë, fiqtë e thatë të prerë hollë, karafilin, lajthitë, bajamet dhe arrat e thërrmuara. E lëmë lëngun e hashures të trashet duke shtuar dhe pak niseshte. Pasi të bëhet trashja e duhur e zbukurojmë sipër me fruta të thata dhe kanellë dhe e lemë të ftohet në frigorifer, në mënyrë që t’a shërbejmë të ftohtë.