Heshtja për efektet anësore të ilaçeve rrezikon shëndetin / Farmakovigjilenca, çfarë duhet të dimë

25 Mars, 13:41

Në ditët e sotme, përdorimi i barnave është i pashmangshëm për trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve, por a jemi gjithmonë të sigurt për efektet e tyre? Farmakovigjilenca është një disiplinë thelbësore që merret me monitorimin dhe analizimin e efekteve anësore të barnave, duke ndihmuar në identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e sigurisë së pacientëve. Në këtë bisedë në studion e “Rreze Dielli” me Gentiana Qendro, do të diskutojmë se si funksionon sistemi i farmakovigjilencës, si raportohen efektet e padëshiruara të ilaçeve dhe sa e rëndësishme është ndërgjegjësimi i pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë për këtë çështje.