Në studion e “Rreze Dielli” me Eduart Gjopalaj, artisti shqiptar që i jep jetë drurit, rrëfen eksperiencën e tij në këtë lloj arti të cilin e ka mësuar në mënyrë autodidakte, e sot drejton me sukses tre njësi shitje të punimeve artistike në Greqi…
Eduart Gjopalaj, skulptori autodidakt i drurit, rrëfen historinë e tij mbresëlënëse, një emigrant i larguar në moshën 14 vjeçare që nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për artin dhe sot drejton me sukses tre njësi shitje të punimeve artistike në Greqi të cilat vizitohen përgjatë gjithë vitit nga turistë nga e gjithë bota.
Në fillim të viteve ’90, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, emigroi në Greqi dhe u vendos në ishullin e Santorinit nga ku filloi rrugëtimin në fushën e gdhendjes së drurit, së pari si ndihmës marangoz në një punishte druri. Karakteristikat mistike dhe unike të drurit, material natyral dhe i gjallë, e mahnitën Eduartin dhe e shndërruan punën në një pasion. Tematika e punimeve të tij është e larmishme duke filluar nga klasikja, moderne, abstrakte madje dhe fetare. Eduardi kujton veprën e tij të parë për të cilin është penduar që e ka shitur, ishte Shën Ndou me Jezusin e vogël në krah. Ndërsa, skulptura e parë ishte Obelisku që sot është në qendër të Lezhës.