Historia e rrallë e familjes me 14 fëmijë, anëtarja e saj Dituri Shema: Ja arsyeja përse prindërit sollën në jetë kaq shumë fëmijë

20 Tetor 2020, 18:29

Një histori e bukur dhe e veçantë u trajtua sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’, sepse sot familjet me 14 anëtarë janë shumë të rralla, e nëse dëgjon për një prej tyre të duket e pabesueshme, por ja që ende mund të gjesh familje me kaq shumë anëtarë edhe pse i përkasin një tjetër periudhe, asaj të  pasçlirimit, kur lindja e fëmijëve dhe familjet me shumë anëtarë ishin normale për ideologjinë e kohës, ndërsa planifikimi familjar nuk njihej aspak. 

Historinë e familjes së saj e tregon Dituria, një nga 14 fëmijët e familjes Isufi që tashmë është një grua në moshë, që  ia ka dalë të jetë një veterinere e  suksesshme e cila e ka trashëguar disiplinën nga familja e saj. Ajo flet me pasion dhe krenari për familjen e saj ndërsa tregon dhe arsyen përse prindërit sollën në jetë kaq shumë fëmijë:  

‘’ Si fillim fare kërkonin djemë, djali ishte dicka e madhe në familje, dhe u bënë katër motra, kur bëri djalin tha u tani mësova rrugën si duket, pas djalit u bë motra e pestë, o tha më doli prap kjo vajzë, pas asaj bën prap vëllanë e dytë, të shikoj tha me dy, vajtën 6 vajza dhe pas vëllait të dytë doli vajzë të shikojë njëherë tha mos bëj prap, kur ja nisin me rradhë pas meje, pastaj me rradhë, me rradhë u bënë dhe pesë të tjerë sa vajtën 10. Në fund fare dolën 2 vëllezër’’ u shpreh ajo për familjen e saj, duke treguar kështu ardhjen në jetë të vëllezërve dhe motrave të saj, djali i parë ka ardhur pas 4 vajzave dhe më pas ka lindur një motër, një tjetër vëlla dhe më pas 5 motra. Të fundit kanë ardhur në jetë 2 djemtë”.

Të kesh 13 motra e vëllezër ka qenë një bekim për Diturinë por nga ana tjetër ka pasur edhe raste kur e kanë parë me paragjykim e mosbesim, ndonëse në shumicën e kohës historia e familjes së saj i është dukur thjeshtë e çuditshme shoqeve e shokëve të Diturisë në moshën e saj të rinisë :

‘’ Në shkollë më pyesnin, i thoja unë dhjetë motra nuk e besonin mendonin se isha e vetmja, kur thosha dhjetë motra dukej si batut tamam,kjo dhjetë motra s’kishte bërë vaki të dëgjonin dhjetë motra’’ tha ajo.

Ndërsa tregon se dhe për kohën ishte e veçantë familja e tyre;

‘’ Mund të ishin njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë ose kanë qënë dhe me katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë por që nuk jetonin dhe ne këtë kishim  të mirë, ishim të shëndetshëm’’ thotë Dituria.

ë histori e bukur dhe e veçantë u trajtua sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’, sepse sot familjet me 14 anëtarë janë shumë të rralla, e nëse dëgjon për një prej tyre të duket e pabesueshme, por ja që ende mund të gjesh familje me kaq shumë anëtarë edhe pse i përkasin një tjetër periudhe, asaj të  pasçlirimit, kur lindja e fëmijëve dhe familjet me shumë anëtarë ishin normale për ideologjinë e kohës, ndërsa planifikimi familjar nuk njihej aspak.