Nga gjimnazist i Petro Ninit sot mbikëqyrës i bankave evropiane në Bankën Kombëtare Holandeze, njihuni me Sergi Hoxhën.
Në vitin 2008, menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme Petro Nini, Sergi u zhvendos në Utrecht, Holandë për studimet e tij universitare. Në vitin 2012, gjatë programit të tij të masterit kërkimor, Sergi filloi të jepte dhe mentoronte studentë, si dhe të koordinonte kurse të nivelit Bachelor. Që atëherë, ai është përfshirë në akademi duke dhënë lëndë të ndryshme të ekonomisë në universitete të ndryshme si Universiteti i Utrechtit, Universiteti Erasmus i Roterdamit dhe Universitetit të Antwerpen. Në vitin 2020, Sergi filloi të punojë në Bankën Qendrore Hollandeze (De Nederlandsche Bank) në departamentin e mbikëqyrjes për Bankat Evropiane, duke u fokusuar në mbikëqyrjen e rrezikut financiar.