Historia e trishtë e Klodiana Duzhës: ‘ Më hoqën 7 kile mish të huaj në….’

28 Maj 2020, 14:32

Sot në ‘’Rreze Dielli’’ në një intervistë në Skype, ishte e ftuar Kloadiana Duzha, e cila prej vitesh vuan nga një sëmundje, që ia ka bërë të pamundur të punësohet diku. Ajo tregoi për vështirësit që ka hasur, pasi mori vesh lajmin për sëmundjen e saj, e cila bëri që në trupin  e Klodianës, të rritej një masë 7 kilogramë, duke i hequr kështu cdo mundësi për të jetuar normalisht, për të punuar dhe për të fituar të ardhura.

‘’ Bëra një vizitë, në atë moment kur bëra vizitën më thanë që ke stomak, aty pastaj mora disa ilaçe, kur të mbarosh këto më thanë do vish prap këtu tek ne. Kur vajtëm ne, më tha ke problem me veshkat, të njëjtën vizitë. Më pas u drejtova në një mjek tjetër,  ky mjeku tjetër më tha që ke mish të huaj, e ke masën sa një kokë fëmije. Erdha në Tiranë, dhe mora peshën 100 kile, operim nuk mund të bëhesha se ishte vap, pasi bëra operimin e parë dola me sukses, më hoqën 7 kile e 300 gramë mishë të huaj’’ shprehet ajo.

Por shqetësimet e saj nuk mbaruan duke kryer një operacion pasi sëmundja akoma nuk ishte larguar, duke bërë kështu që Klodjana t’i nënshtrohej përsëri një tjetër operacioni.

‘’ Nuk e kam bërë këtu në Shqipëri, më mori motra në Greqi edhe atje dy kile ‘’ shprehet Klodjana për masën e dytë që i duhej të largonte nga trupi gjatë operacionit të dytë. Por sëmundja vazhdon ta mundojë Klodjanën, e cila duhet të kryejë edhe një ndërhyrje tjetër, por që nuk mundet pasi duhet të kalojë një periudhë kohore prej dy vitesh.  

E gjitha kjo e ka vështirësuar mjaft jetën e saj, duke qenë se Klodjana jeton vetëm me prindërit në fshat, ku të ardhurat janë të pakta dhe puna e bujqësisë është mjaft e rëndë për gjendjen e saj. Por Klodiana me vullnet vazhdon të luftojë, duke krijjuar punime të bukura me mjete si geta dhe tel, për të siguruar disa të ardhura. Por edhe kjo gjë është mjaft e vështirë për të, pasi për të shitur punimet duhet të ketë blerës, dhe vendi ku jeton nuk ia mundëson dot këtë.