Historia e veçantë e vloger-it të njohur Amerikan që u ‘dashurua’ me Shqipërinë

14 Tetor 2020, 10:50

Udhëtimet janë pasioni i tij me i madh, ai ka vizituar aq vende sa me siguri tashme ka harruar ti numeroj. David Hoffman në dekadën e fundit ka udhëtuar nëpër botë në kërkim të kulturës, ushqimit dhe historisë unike. Ai jeton në Miami, Florida me gruan dhe vajzat e tij por ndërkohë kalon një pjesë të mirë të ditëve të tij në udhëtime eksploruese, duke mësuar për kultura të reja. David i pëlqen të ndjejë aromat e ndryshme që secili destinacion ka për të ofruar nëpërmjet ushqimeve të tyre tadicionale dhe unike, pavarësisht nëse ushqimi është I rastësishëm diku në një qoskë rruge, apo në një restorantë me shije. Ai është gjithashtu i apasionuar pas mësimit të historisë dhe kulturës lokale të cdo vendi që viziton.

David e ka kthyer pasionin në profesion dhe që prej vitit 2008, ka krijuar vlogun e tij në youtube dhe numëron rreth 680 mijë ndjekës. Që nga filllimi I vlogut ai ka udhëtuar në 77 vende dhe mbi 1000 destinacione, bukuritë dhe kulturën e sëcilës e ka përcjellur tek ndjekësit e tij nëpërmjëet videove në kanalin në youtube, blog dhe media sociale Mirëpo tashmë ai ka gjetur vendin unik që e ka bërë të rikthehet, dhe ky vend është Shqipëria, në të cilën David në bashkëpunim me mikun e tij Erjan ka vendosur të krijojë një fermë të vecantë për të gjithë ata që e duan ajrin e pastër dhe mbi të gjitha breshkat, sepse në këtë fermë ai po rrit një numër të konsiderueshëm breshkash të llojeve të ndryshme, një nismë e vecantë që ka tërhequr mjaft vëmendje duke bërë që shumë persona të vizitojnë këtë fermë të vecantë tashmë.