Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Cila shenjë dominon javën dhe cilat duhet të tregojnë kujdes

27 Nëntor 2023, 12:35

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 27 nëntor – 3 dhjetor 2023.

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në gjëra të rastësishme, sepse në këtë periudhë kemi shumë ndikime, është një kohë rregullatore e problemeve dhe është një moment mjaft i mirë në lidhje me disa takime apo vendime që do të merren. Keni shumë gjëra për të thënë dhe për të bërë përsa i përket kësaj jave prandaj duhet patur kujdes dhe vëmendje. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.