Hoshaf me qumësht dhe fiq të thatë nga zonja Albana

2 Prill, 11:47 | Përditesimi: 2 Prill, 11:47

Hoshaf me qumësht dhe fiq të thatë

Përbërësit:

  • 450 ml qumësht
  • 90 gr fiq të thatë
  • 90 gr sheqer
  • Kanellë pluhur

Përgatitja:

Vendosim qumështin në një enë dhe sapo të ngrohet shtojmë fiqtë e thatë të grirë shumë hollë dhe sheqerin. E largojmë nga zjarri dhe e trazojmë derisa sheqeri të tretet dhe me duar shtypim mire fiqftë e thatë. E kullojmë më pas masën duke i shtypur mirë fiqtë e thatë. Në tasa të vegjël vendosim pak nga fiqtë e thatë që shtypëm dhe më pas hedhim kremin e qumështit. Spërkasim ëmbëlsirat me kanellë dhe i vendosim tasat në një tepsi të thellë me ujë të piqen në banjomari për rreth 1 orë në 120 gradë.

MC/Shqiptarja.com