Humbi betejën me Covid 19, infermierja rrëfen historinë e italianit: Vdiq në një dhomë me gruan!

30 Prill 2020, 14:15

Ndonjehere rregullat rigoroze të një spitali ia lënë vendin ndjenjës njerëzore, histori që të përfshijnë emocionalisht. Një histori të tillë e tregon edhe Sonila Luga, e cila prej 16 vitesh është infermiere në Itali dhe sherben ne spitalin e Berscias. Edhe pse përballet vazhdimisht me histori trishtuese, ajo thotë se një rast që i ka ngelur në mendje është një i moshuar që refuzonte të ushqehej. Kurse një tjetër rast, ka qenë një grua dhe një burrë bashkëshortë që kanë qëndruar ne te njejten dhome spitali. Burri nuk arriti tja dilte, kurse gruaja u sherua.