I lexon letrën live, gazetarja Odeta Dume emocionon 84-vjecarin nga Berati

22 Mars 2022, 18:33

E nderuar znj.Odeta Dume! Unë që po ju shkruaj këtë letër, me dorën që më dridhet nga 83 vitet që kam mbi supe jam një banor i qytetit të Beratit. Quhem Breshan Maraj dhe me origjinë jam nga fshatin Krapish i Vlorës. Kjo Rubrikë në program ka hapur për mua një dritare, tek e cila mund mund t’u drejtohem. Fizikisht e kam të pamundur të lëviz, ndaj kjo letër është një mundësi për të mbërritur tek ju. Vetmia qenka e vështirë, ajo të vret dalëngadalë. Mosha bën të vetën dhe sot kam mbetur fillikat, ndaj kërkoj ndihmën tuaj. Bashkëshortja ndërroi jetë, kur më shumë se kurrë kisha nevojë për të. Në një shtëpi ku ndjej vetëm frymëmarrjen time, lus Zotin të gjej edhe unë paqe në shpirtin tim të brengosur. Me kujtimet e së shkuarës, në një banesë që nuk është as e imja, me peshën e vetmisë që më vret çdo ditë kam një kërkesë. Me vullnetin tim shpreh dëshirën, që edhe këto vite qw më kanë mbetur t’i kaloj në një strehë të ngrohtë, nën shoqërinë e bashkëmoshatarvë të mi. Azilin e shoh si një zgjidhje të duhur, ku unë mund të jetoj i qetë pwr veten. Të paktën do gjej njerëz të mire, që të kujdesen për mua edhe atëhere kur nuk do kem mw fuqi ta marr qoftw edhe një gotë ujë. Mbaj frymën gjallë me pak të ardhura që marr nga pensioni, por vetmia po më mbyt më shumë se çdo gjë tjetër. Me cerekun e shikimit në sy, endem thuajse i verbër në shtëpi, shoqwruar vetwm nga hija ime. Probleme shëndetësore kam mjaft, për ilaçe nuk më del as pensioni. Ndaj plot dhembje në shpirt, po ju shkruaj juve, me shpresën se do të më ndihmoni. Ju përshëdes dhe ju uroj gjithë të mirat! Me respekt Breshan Maraj