Juna Tomorri dhe Gentjan Lleku pas 41 vitesh, dyshja e aktorëve ‘të vegjël’ të një prej filmave për fëmijë më të bukur “Një vonesë e vogël” pak kohë më parë risollën një skenë të atij filmi, përmes një fotoje. Në filmin “Një vonesë e vogël” ai është djali që kishte adresën e mësueses dhe që e humbi, kurse ajo është vajza që thoshte se e dinte shtëpinë e mësueses se ishte fqinjë me tezen e saj.
Nëpërmjet një lidhje skype Juna nga Gjermania dhe Genti nga Tirana në studion e “Rreze Dielli” kujtojnë me nostalgji fëmijërinë dhe filmin që i bëri fëmijët më të njohur të Tiranës të atyre viteve.