Dy të rinjtë i vënë flakën pyllit me pisha në malin Partizan në Berat, video nga momenti kur ndezin zjarrin para tabelës ‘Mbroni pyjet’

21 Gusht 2023, 15:04 | Përditesimi i fundit: 2023-08-21 15:58:15

Dy të rinj i kanë vënë flakën qëllimisht pyllit me pisha në malin Partizan në Berat. Report Tv ka arritur të sigurojë videon nga momenti kur duken dy të rinjtë që shkojnë me motor në zonë dhe i vënë flakën zonës, e më pas largohen të qetë.
Më të hidhur e bën këtë situatë fakti që zjarri ndizet nga dy të rinj pikërisht në tabelën ku shkruhet ‘Mbroni pyjet’. Vatra e zjarrit u ndez pranë biznesit "Kastel Park", ku flakët e ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik bizneset.