Në studio me Ilir Shaqiri, balerini dhe koreografi i njohur flet për projektin ambicioz “Tirana Art Festival”, jetën e tij artistike dhe familjare. Komenti për BBV, si e sheh ai spektaklin e këtij viti dhe cili mendon se do të rrëmbejë fitoren...
Iliri Shaqiri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Iliri vjen nga një famije artistësh, nëna ka qenë balerinë e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit kurse babai ka qenë solist. Ilir Shaqiri është rritur me baletin dhe erdhi shumë natyrshëm që edhe ai të vazhdonte të njëjtin profesion si të prindërve. Balerini ka spikatur në Shqipëri, por karriera e tij është afirmuar në Itali, ku dhe ka krijuar familjen dhe jetën e tij. Balerini është martuar me aktoren italiane Emanuela Morini me të cilën kanë edhe një vajzë Emily. Dhe pikërisht një videomesazh nga dy “vajzat” e jetës së tij e emocionoi pa masë. Një tjetër moment emocionoues ishte dhe mesazhi që ish-prima balerina Mukades Erebera, i dërgoi të birit…
Pjesëmarrja në edicionin e kaluar në Big Brother Vip Albania e riktheu dhe njëherë në qendër të vëmendjes Ilir Shaqirin. Si fitues i edicionit të vitit të kaluar ai komentoi dhe personazhet e këtij viti, çfarë mendon Iliri për trion Luiz-Olta- Qetësor dhe cili mund të jetë fituesi sipas tij?