Inxhinieri ngre alarmin për ujin e pijshëm: Mos e konsumoni në bidona plastikë, rrezik i…

14 Maj, 13:59

Inxhinieri Kristaq Puleri i ftuar në studion e "Rreze Dielli" ngre alarmin për ujin e pijshëm në bidona plastikë, apo ripërdorimin e tyre disa herë. Sipas tij, lëndët plastike që lëshohen mund të sjellin sëmundje të fshehta në popullatë.  Puleri shprehet se më i mirë është uji i çezmës dhe në qelq, por edhe aty ka problematika, pasi bëhen gabime me mënyrën e hedhjes së klorit në depozitat e ujit. Inxhinieri Kristaq Puleri jep këshilla se kur duhet ta pimë ujin që të shmangim pirjen e klorit dhe zhveshjen e ujit nga mineralet e dobishme.