Në studion e "Rreze Dielli" me Prof. Dr. Ilir Çapuni, inxhinierin shqiptar, pjesë e ekipit turk që krijoi dronin "çudibërës" Bajraktar, që fluturon pa pilot dhe qëndron në ajër rreth 27 orë.
Prof. Dr. Ilir Çapuni ka marrë titullin e doktorit të shkencave kompjuterike në Boston University në 2012. Aktivitetin e tij akademik e ka ushtruar në Universitetet më të mira, ku ka stërvitur dhe ekipet olimpike në informatikë duke sjellë medalje të para në Olimpiada Ndërkombëtare.
Aktualisht jetën dhe karrierën e ndan mes Ulqinit, Tiranës, Turqisë dhe Amerikës. Kur u krijua droni i njohur Bayraktar, Iliri Çapuni ishte një ndër inxhinierët që u përfshi në pjesën inxhinierike të dronit më popullor luftarak në botë. Aktualisht ndodhet në Turqi, pasi është ende i përfshirë me këtë projekt. Iliri gjithashtu është marrë dhe me projektet robotike, për pajisjet eksperimentale autonome.