'Iriqi me telefon' teatri i kukullave instaluar në studion e 'Rreze Dielli' mahnit fëmijët

1 Qershor 2023, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2023-06-01 12:38:19

Në këtë ditë të shënuar për më të shtrenjtit tanë, studio e Rreze Dielli ‘shndërrohet” në një teatër të vogël kukullash.

Mariglen Kaso, aktor në Teatrin e Kukullave në qytetin e Vlorës, prej disa vitesh ka ngritur një teatër kukullash të lëvizshëm dhe jep shfaqje për fëmijë nëpër gjithë Shqipërinë, shfaqje të cilat ai i shkruan vetë duke u përpjekur që përveç argëtimit të fëmijëve t’ju japë atyre dhe nga një mesazh.