Iu infektua edhe foshnja tetë muajshe, flet i riu nga Kosova: Ndihesha fajtor

4 Maj 2020, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 12:56:03

Në një kohë kur i duhej të përballej me një armik brenda trupit të tij, Artan Hakaj nga Kosova i cili u infektua nga koronavirus, tregon në emisionin “Rreze Dielli” se edhe vajza e tij 8 muajshe, por edhe gruaja, rezultua pozitive. Ai thotë se ndihej fajtor që ka qenë ai transportuesi i virusit te familja e tij dhe se ndihej I pafuqishëm për të bërë diçka. Megjithatë, fatmirësisht, edhe gruaja edhe foshnja kishin simptoma shumë të lehta dhe jo përkeqësim të shëndetit.