Myslimanët në të gjithë botën festojnë sot Bajramin, festën më të rëndësishme për këtë komunitet. Në studion e "Rreze Dielli" me ish myftiun e Tiranës Ylli Gurra, flasim për 8 fakte interesante të kësaj dite festive.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Festa e Bajramit ka një karakter shumë dimensional, e njëri nga ta është karakteri hyjnor i saj, që do të thotë se kjo festë fillon me faljen e namazit. Gjithashtu kjo festë ka edhe domethënie shoqërore. Në këtë ditë, kërkohet që besimtarët të shkëmbejnë ndërmjet vete urata, të kenë vizita të ndërsjella, sidomos më farefisin, të afërmit dhe fqinjët e tyre. Sot është një ditë urimesh ku duhet të dominojnë ndenja e pajtimit, faljes, e përmbajtjes së mllefit, të jemi triumfues ndaj hidhërimit dhe arrogancës sonë.