Ja nën shoqërinë e kujt po i kalon ditët e izolimit Orgesa Zaimi

17 Mars 2020, 12:57

Këngëtarja Orgesa Zaimi është një nga artistet që i është bashkuar nismës së shumë artistëve të tjerë për të përcjellë mesazhe sensibilizimi për të ndjekur disa keshilla që ju mbajnë larg prekjes nga Covid-19, një virus që po merr jetë njerëzish në mbarë botën. 

Ditët e saj në izolim Orgesa po i kalon me fëmijët e saj dhe duket se po e shijon këtë gjë, pasi shpesh puna dhe angazhimet e kufizojnë kohën e qëndrimit me fëmijët në shtëpi.