'Jam Elita 5 i dytë, hitet e mia nuk vdesin kurrë', Stresi: Së shpejti bashkëpunimi me reperin grek

2 Prill 2020, 12:28

Është gjithmonë tipi i surprizave. Askush nuk e kishte pritur, por Stresi po i respekton rregullat e vetëkarantinimit shumë mirë. 
Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, reperi ka treguar si po kalon ditët e tij në karantinim, por ka zbuluar edhe plane interesante për sa i përket jetës muzikore, duke zbuluar se shumë shpejt do të sjellë bashkëpunim me një reper grek.