Japrak /Dollma me gjethe lakre nga zonja Albana

24 Janar, 11:51

Japrak-Dollma me gjethe lakre

Përbërësit:

  • 30 fletë lakre
  • 300 gr mish i grirë
  • 1 fç oriz
  • 1 fç vaj ulliri
  • 1 tufë spinaq
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë nenexhik
  • 2 gota ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë perimet dhe i grijmë. Në ujë të vluar zhysim gjethet e lakrës për pak minuta. Përbërësit që i kemi grirë hollë i përziejmë bashkë me erëzat dhe vaj ulliri duke i shtypur me dorë. Mishin e grirë e kaurdisim në tigan së bashku me orizin dhe piperin e zi, shtojmë perimet e marinuara dhe me këtë masë mbushim fletët e lakrës. Poshtë tenxheres vendosim 2-3 gjethe dhe më pas rendisim japrakët. Shtojmë ujë të vluar me kripë dhe një pjatë sipër japrakëve dhe i lemë të ziejmë në zjarr të avashtë.