Japrakë /Dollma me lakër të bardhë nga zonja Albana

8 Tetor, 11:44

Japrakë me lakër të bardhë

Përbërësit:

  • 1 kokë lakër mesatare
  • 200 gr pançetë
  • 1 gotë uji oriz
  • 1 qepë e thatë e madhe
  • 3 domate të pjekura mirë
  • 3-4 thelpinį hudhër
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz, dhjozmë
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujin me kripë që të vlojë. Pastrojmë lakrën nga koçani dhe gjethet e dëmtuara, e vendosim lakrën në ujin e vluar dhe e lëmë të ziejë për rreth 5 minuta. E nxjerrim nga tenxherja dhe e lëmë të kullojë. Ngrohim ½ e vajit të ullirit në tenxhere. Shtojmë qepën si dhe hudhrën të grirë hollë. I japim një skuqje të lehtë. Më pas shtojmë pançetën si dhe domatet e grira në rende. I përziejmë mirë me lugë druri. Shtojmë orizin dhe në fund kripën, piperin e zi, specin e kuq, dhjozmën si dhe tufën e majdanozit të prerë hollë. Marrim një nga fletët e lakrës dhe e shtrijmë për së gjati, hedhim në njërin cep një lugë nga mbushja e përgatitur dhe e mbështjellim në formë ruloje (cepat mund t'i presim paksa nëse janë të gjatë). Marrim një tenxhere të gjerë dhe në fund të saj vendosim 3-4 fletë lakre të zier. Mbi to fillojmë të vendosim me rregull japrakët e përgatitur. Në fund, i hedhim rreth 2 gota ujë të vluar si dhe pjesën e mbetur të vajit të ullirit. Vendosim një pjatë pëmbys me një peshë sipër që t'i ruajë që të mos hapen gjatë zierjes. I lëmë japrakët të gatuhen në zjarr mesatar.