Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 23-29 tetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla e fillojmë javën me lajme, me ndikime e favorizime, sidomos ditën e hënë, e martë dhe të mërkurë, janë ditë fantastike ku mund të nisim diçka me mendje të pastër, të kthjellët në gjërat që duam të bëjmë dhe është momenti dhe mundësia më e mirë e ndryshimeve, e vendimeve të mëdha që kemi e jo vetëm... Hëna në Ujor na ndihmon dhe na jep mundësinë në çdo aspekt. Nëse kemi patur ndonjë problem, apo ndonjë debat dhe duam të rregullojmë gjërat, është pikërisht kjo javë tepër pozitive, kryesisht favorite në marrjen e vendimeve dhe në zgjidhjen e problematikave të pazgjidhura më parë. Kujdes, mund të ketë lëvizje dhe padrejtësi në fushën e punës për disa shenja! Nga mesi i javës deri në fund të saj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur me fjalët, mendohuni mirë pastaj flisni. Kujdes nga debatet dhe grindjet! Kjo javë fillon me muajin e Akrepëve, që do të thotë se fillon një periudhë dinamike, me shumë ndryshime dhe të papritura.