'Javë e rëndësishme, ruani qetësinë,mos debatoni'. Parashikimi javor nga astrologu Jorgo Pulla

13 Mars 2023, 12:16

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Mars. Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara një stuhie. Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë. Shenjat më të favorizuara për nisma të reja përgjatë kësaj jave janë Gaforrja, Shigjetari dhe Bricjapi, ndërsa më shumë vëmendje duhet të tregojë Ujori. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për javën 13-19 Mars 2023.