“Javë me surpriza të mëdha”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla për javën 6-12 Mars

6 Mars 2023, 12:11

Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.

Do të jetë një javë me surpriza të mëdha sipas astrologut Jorgo Pulla. Më të favorizuar do të jenë shenja e Virgjëreshës duke qenë se Hëna e plotë në shenjë të tyre jep shumë mundësi, shenja e Peshqëve duke qenë se Saturni shkon në Peshk duke dhënë ndikime pozitive. Gjithashtu i favorizuar këtë javë është edhe Bricjapi duke qenë se Saturni është guvernatori i tij, i cili sjell ndikime të mira në punë dhe në kontrata të rëndësishme. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 6-12 Mars.