‘Javë vendimtare, tregohuni vigjilent’ Parashikimi javor i horoskopit nga Astrologu Jorgo Pulla

17 Prill 2023, 11:11

Është një javë shumë e rëndësishme, por me pak luhatje sipas astrologut Jorgo Pulla. Kemi ndikimin e Mërkurit në anën e kundërt në Dem si dhe kemi eklipsin e Diellit, i cili është i pari për këtë vit duke na dhënë mundësi por dhe ndryshime të mëdha në rang global. Përgjatë kësaj jave do të na rikthehen disa probleme apo çështje të së kaluarës, ndaj duhet të jemi vigjilent. Është një javë ku do të merren vendime të rëndësishme, është një periudhë që vërtetë do të ketë ndryshime të mëdha, është një periudhë që na jep shumë mundësira, të cilat do të jenë pozitive, nëse vendimet merren në kohën dhe momentin e duhur. Sa i takon shenjave më të favorizuara të kësaj jave, sipas astrologut Pulla, ndikime më favorite për këtë javë ka shenja e Gaforres dhe shenja e Peshqëve.  

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e tretë të muajit 17-23 Prill 2023.