Je 40 vjeç dhe i varur nga prindërit? / Ja trauma e fëmijërisë që po ju mban peng

20 Tetor, 12:34 | Përditesimi: 20 Tetor, 12:34

Sot në Rreze Dielli jemi ndalur me trajneren Merita Cake, tek dy tema që prekin jetën tonë të përditshme dhe mënyrën se si i përjetojmë marrëdhëniet me të tjerët. Së pari, për marrëdhënien me prindërit dhe varësinë emocionale ndaj tyre: a është vendosja e kufijve mungesë respekti apo një formë e shëndetshme e dashurisë? Pse, edhe në moshë të rritur, mund të kemi ende nevojë për miratimin e tyre dhe si ndikojnë modelet familjare në zgjedhjet tona? Më pas, flasim për syrin e keq, një besim që ka mbijetuar ndër breza. A është thjesht një besëtytni apo ka një shpjegim psikologjik për frikën nga zilia dhe energjia negative? Dy tema të ndryshme, por që na ftojnë të kuptojmë më mirë veten, emocionet dhe ndikimin që kanë të tjerët në jetën tonë.

MC/Shqiptarja.com