Je ‘overthinker’? Kujdes, se po të vjedh lumturinë! Fleura Shkëmbi: Shpëtoje veten me këto mënyra

17 Tetor 2023, 13:02

‘Overthinking’ ose të menduarit më shumë seç duhet, renditet si një nga shkaqet e palumturisë. Si të veprojmë për ta çliruar veten nga mendimet e tepërta?

Të mendosh shumë në pamje të parë nuk duket si problematike, por të mendosh më shumë se ç’duhet mund të shkaktojë shumë probleme sipas ekspertëve. Kur mendon shumë, gjykimet tona mjegullohen dhe kemi më shumë stres dhe shpenzojmë shumë kohë për gjëra negative duke sjellë pasoja dhe vështirësi për të vepruar. Mendimet e tepërta, negative, insistuese, që vazhdojnë të risillen nëpër kokë, e s’mund të hiqen qafe, mund të sjellin shqetësim e vuajtje. Në disa raste ato mund të jenë një nga simptomat e një çrregullimi të ankthit apo depresionit, apo të një gjendje stresi të akumuluar.

Në studion e “Rreze Dielli” me psikoterapisten, Fleura Shkëmbi japim disa ide të thjeshta sesi mund t’a çlirojmë veten nga mendimet e tepërta.