Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Nëntor për 12 shenjat e zodiakut.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Nëntor do të ofrojë mundësi të mëdha, por dhe çështje që kërkojnë vëmendje sidomos në gjëra të pasqaruara të cilat mund të zmadhohen dhe të marrin një drejtim tjetër. Pra duhet patur kujdes në mbylljen njëherë e mirë të çështjeve të vjetra. Eshtë një muaj i qetë në pamje të parë, por mund të themi se jemi në një qetësi përpara stuhisë. Kujdes në çëshjet bankare! Në këtë muaj do të firmosen gjëra të mëdha. Eklipsi Hënor i datës 28 Tetor do të ketë ndikim shumë të madh i cili do të vijojë deri në Mars të 2024 dhe ku duhet të tregohemi më të vëmendshëm në çdo hap që marrim. Muaji Nëntor na ndihmon për të mësuar nga gabimet e së shkuarës, ku do të kemi mundësi për të reflektuar.