‘Jemi rritur me të, njeri i madh’, kujtimet e ‘mjeshtrit të narracionit’, përkujtohet shkrimtari Naum Prifti

25 Mars, 13:07

Dorëshkrimet personale dhe një dokumentar për jetën e shkrimtarit të njohur Naum Prifti u publikuan fundjavën e shkuar në një event ku ishin mbledhur familjarë, miq, koleg dhe lexues të personalitetit të njohur të botës së letrave. Shkrimtari ndërroi jetë dy vite më parë në Shtetet e Bashkuara, ku jetonte prej vitesh, ndërsa jeta e tij u kujtua nga miq e kolegë, vepra të pabotuara dhe copëza kujtimesh me ‘mjeshtrin e narracionit’… Mes materialeve që u ekspozuan për herë të parë, ishin letërnjoftimi i tij, libreza e pensionit apo shkrime korrespondece mes kolegësh të fushës së letërsisë. Mjeshtri i gërmave, Naum Prifti, njihet si një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare që i rezistoi viteve të komunizmit dhe shkëlqeu si novelist, tregimtar, dramaturg, skenarist e më gjerë.