Jerina Lalaj ndan detajet më të fundit të muzikalit të rekordeve "Notre Dame de Paris"

19 Maj 2023, 13:28 | Përditesimi i fundit: 2023-05-19 14:46:00

Muzikali i rekordeve Guinness dhe shfaqja më e ndjekur në Evropë “Notre Dame de Paris”, bazuar në kryeveprën e Victor Hugo, për herë të parë do të jetë në stadiumin Air Albania më 28 maj. Një ndër historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në Tiranë në një shfaqje të jashtëzakonshme nën interpretimin e Elhaida Dani dhe artistëve të tjerë. Nën muzikën e legjendës italiane Riccardo Cocciante dhe spektaklin e Luc Plamondon, “Notre Dame de Paris” është gati të mbajë peng për së paku 150 minuta zemrën e secilit të pranishëm në Air Albania Stadium më datë 28 maj.

Jerina Lalaj, JL Consulting & PR Marketing, ndau detajet e fundit të këtij projekti gjigand që pritet të ndodhë në Tiranë, por jo vetëm, pasi pak ditë na ndajnë nga koncerti i këngëtarit të njohur grek, Nikos Vertis në stadiumin Air Albania, për tu kurorëzuar më pas, me 22 qershor me koncertin madhështor të divës së muzikës shqiptare, Elvana Gjata.