Jeta ime mes gurëve, Gëzim Hidri: Dy dhëmbët e mia i vura në mozaikun e Abramoviç

30 Prill, 15:29

Gëzim Hidri, i pagëzuar si "skllav" i gurit foli në emisionin Rreze Dielli për pasionin e tij në krijimin e veprave të artit përmes gurëve që i mbledh brenda dhe jashtë vendit. Ai është autor i mozaikut të famshëm të kreut të Çelsit, Abramoviç, të parit mozaik të lëvizshëm të realizuar me 120 mijë copëza guri me ngjyrë me një peshë 300 kg, punë e cila i kushtoi 9 vite dhe 9 muaj. I pyetur se pse nuk ka arritur ta shesë këtë mozaik, Hidri tha se çmimi i vendosur prej tij është 21 mijë euro. Hidri tha se ka ëndërr për të realizuar një qilim gjigand në Sheshin Skëndërbej me elemente tradicionale të të gjitha qyteteve të Shqipërisë nga veriu në jug.