Jeta përtej profesionit dhe mjeksisë, dr. Ilir Alimehmeti prezanton familjen për herë të parë

20 Janar, 13:54

 Në dy vitet e fundit dr.Ilir Alimehmeti ka qenë në vijën e parë të frontit përballë pandemisë Covid-19, ku përmes informacioneve të sakta dhe shkencore si dhe komunikimit të tij elokuent përball publikut e përmes mediave të ndryshme ka fituar simpatinë e të gjithëve. 

Por ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht, përmes emisionit ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ai ka  treguar edhe më shumë për veten e tij, për jetën përtej profesionit të mjekut.

Dr. Ilir Alimehmeti është baba i dy vajzave dhe ndërsa u pyet nga moderatorja Androniki Kolka se si ka arritur ta menxhojë jetën profesionale dhe familjare gjatë këtyre dy viteve të pandemisë ai tha se ka pasur mbështetje, duke qenë se edhe bashkëshortja e tij Serla Grabova është mjeke në profesion:

Është dicka që ka ardhur rrugës pandemia, nuk është e lehtë por fati është që bashkëshortja ime është mjeke  dhe e kuptojmë njëri-tjetrin në këtë drejtim, arrijmë të konceptojmë që ka momente që duhet të jesh më shumë në punë sesa në shtëpi. I kam shumë borxhe vajzave për kohën që kam humbur për to, dashtë zoti në pranverë dalim nga faza akute e pandemisë që t’I kthejmë mbrapsht disa prej këtyre borxheve familjes” u shpreh ai.

Ndërsa u shpreh se duke qenë mjek edhe në shtëpi shpesh here zënë vend diskutimet për pandeminë:

Mjekët gjithë kohën përkëtë flasin, edhe shokët më të ngushtë I kam mjek dhe cfarë flasim ne kur takohemi me miqtë, flasim për cështjet e ditës dhe tonat janë mjekësore.Dhe kjo nuk ka një diferencë të madhe, është pandemic apo është një sëmundje tjetër, merr një përqindje të rëndësishme mjekësia në bisedat e përditshme” u shpreh ai.

Ndërsa rikujtojmë që mjeku epidemiolog është shpallur personazhi i vitit për 2021 nga publiku për punën e palodhur në informimin e publikut për pandeminë Covid-19.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha