Ju lutem bëni më shumë seks! Thirrja e gazetares që tronditi rrjetin

22 Shkurt 2023, 12:52

Të ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishin gazetarja Zhaklin Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi, të cilët folën për shkrimin e publikuar një javë më parë, në prestigjiozen New York Times.“Bëni më shumë seks, ju lutem” kështu e nis shkrimin e faqes së parë gazeta e mirënjohur amerikane New York Times. A po shkakton celulari dhe teknologjia marrëdhëniet dhe intimitetin mes çifteve?