Ju vijnë erë këmbët? Ja ku e keni problemin, si të largoni erën e keqe të këmbëve dhe djersës

30 Tetor 2023, 14:50

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në vijim të bisedës për infeksionet mykotike në duar dhe këmbë, u ndalëm dhe tek era e keqe e këmbëve, nga se shkaktohet ajo dhe si mund t’a largojmë në kushtet e shtëpisë. “Zakonisht personat që vuajnë nga myku kanë dhe problemin me erën e këmbëve. Por, ka dhe persona që i rrinë këmbët gjithnjë të djersitura apo që kanë një djersitje të përgjithshme trupore e cila shoqërohet me një erë pak të rëndë. Kjo erë e rëndë nënkupton toksina në trupin e tyre të palarguara” thekson Merja. Për të pastruar organizmin, Ylli Merja rekomandoi disa detokse me bimë të ndryshme të cilat kanë antioksidantë, ndërsa për largimin e erës së keqe të këmbëve sugjeroi larje të shpeshta me produkte bimore që të gjithëve na ndodhen në shtëpi.