Kabuni me rrush të thatë nga zonja Albana

3 Dhjetor, 11:25

Kabuni me rrush të thatë

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz
  • 2 gota ujë
  • 250 - 300 gr rrush të thatë
  • 400 gr sheqer
  • 3-4 lgj gjalpë
  • Kanellë dhe karafil

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe më pas shtojmë orizin e shpëlarë dhe fillojmë t'i trazojmë së bashku duke e skuqur pak. Orizi gjatë skuqjes duhet të marrë ngjyrë paksa të kuqërremtë. Pasi orizi është skuqur shtojmë ujin dhe e trazojmë gjatë hedhjes. E lëmë orizin të ziejë. Pasi shteron uji dhe orizi është zierë mirë e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta afërsisht. Në një enë tjetër fillojmë të shtrojmë një shtresë me oriz dhe mbi sipërfaqen e tij shtojmë sheqerin të hapur njëtrajtësisht, kanellë, rrush të thatë dhe pak karafil sa për aromë. Pastaj fillojmë me shtresën tjetër të njëjtën procedurë si më parë, derisa të arrijmë tek shtresa e fundit. Edhe në sipërfaqen e shtresës së fundit i hedhim sheqer, kanellë, rrush i thatë dhe pak karafil. E mbulojmë orizin e ngrohtë me një enë tjetër që të shkrijë sheqeri. Në fund të enës do të krijohet një lëng kaf si sherbet, i cili është sheqeri i shkrirë, atëherë kabunia është gati dhe mund të serviret.