Kabuni tradicionale nga zonja Mirela, me një shije që do ju mrekullojë

2 Tetor, 11:31 | Përditesimi: 2 Tetor, 11:31

Kabuni tradicionale

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz
  • 2 gota lëng mishi (qafa e dashit)
  • 3 lugë gjelle rrush i thatë
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë gjalpë

Përgatitja:

Kaurdisim orizin me gjalpë pasi e kemi larë edhe kulluar, shtojmë ujin e nxehtë ose lëngun e mishit edhe rrushin e thatë. Sapo orizi të thithi të gjithë lëngun, e heqim nga nxehtësia edhe i shtojmë sheqerin dhe kanellën. E lëmë të pushojë 10 minuta pastaj e shërbejmë me kanellë dhe sheqer sipër. Nëse kabuninë e duam me ngjyrë të errët te gjalpi dhe orizi skuqim edhe sheqer sa te karamelizohet, pastaj shtojmë lëngun e mishit ose ujin. Nëse kabuninë do e bëni me lëng mishi atëherë duhet të shtoni edhe copa mishi.

MC/Shqiptarja.com