'Kampionët' e Eva Muratit

25 Shkurt 2020, 13:37

Është një nga moderatoret më simpatike të ekraneve shqiptare dhe Eva Murati gjithashtu është një nga personat që publiku shqiptar ka më shumë përzemër. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ajo ka folur për moderimin, por edhe dy pasionet e saj, aktrimin dhe modelingun që e knë bërë atë edhe më të ndjekur edhe në rrjetet sociale. Për Evën, moderimi I një emisioni sportive erdhi rastësisht, por është një punë që I jep kënaqësi, ndërkohë që paralajmëron edhe projekte të reja.