Kastro Zizo së shpejti sërish baba! Moderatorja i zbulon 'surprizën' e emrit të bebit

7 Prill 2020, 12:44

Kastro Zizo do të bëhet së shpejti sërish baba. Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci, ku ka folur për albumin e tij më të ri "Koronavirus", ai flet edhe për emrin e bebit. 

I pyetur nëse do të jetë një emër i përafërt me Koronavirus apo covid-19, ashtu si shumë njerëz të gjithë botën po e bëjnë trend vendosjen e emrit të fëmijës së tyre, Kastro me shaka shprehet se është dicka e përafërt. 

Mos më thuaj që bebin do ta quash Covid? 

"Më vjen keq që ma zbulove surprizën, por me pak modifikim, kova. Po cjanë këto. Të gjitha ata që do lindin t 'ua vëmë turbekuloz apo SIDA", shprehet me shaka këngëtari. 

Por ai thotë se emri i bebit është mirëmenduar nga ai dhe nëna e fëmijës dhe zbulon se do jetë një emër me peshë.