Receta e parë: Keku i Krishtlindjes
Përbërësit:
300 gr rrush i thatë( i zi dhe i verdhë)
Rum
500 gr miell
85 gr sheqer
85 gr miell bajamesh
1 lç kanellë
Arrë moskat
Pak kripë
160 ml qumësht
1 kuti maja (pastë)
1 lgj lëkurë limoni
Vanilje
250 gr gjalp ambienti
200 gr peta të thata
1 vezë
250 gr miell
Përgatitja:
Vendosim rrushin e thatë në një tas dhe shtojmë në të rum deri sa mbulohet rushi i thatë. E mbulojmë me kapak ose celefon dhe i lëmë të zbuten. Në një tas vendosim produktet e thata ( miell, sheqer, miellin e bajameve, kripë, , kanellë, arrë moskat) dhe i përziejmë mirë.
Në një enë ngrohim 160 ml qumësht deri sa të vaket.Thërrmojmë majanë tek qumështi, e trazojmë dhe e trazojmë me tel. Hapim një gropë në mes të miellit dhe shtojmë në të qumështin me majanë e thërrmuar. E mbulojmë lehtë me miell dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Shtojmë lëkurën e limonit, kanellën dhe i përziejmë mirë e mirë dhe fillojmë të shtojmë në të pak nga pak gjalpin dhe e trazojmë vazhdimisht. Shtojmë frutat e thata dhe i punojmë ato së bashku me brumin deri sa të mos shkëputet nga brumi. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta , më pas i japim formën që dëshirojmë. Vendosim kekun në furrë në temperaturën 180ºC për 40-60 minuta.
Kur keku të jetë pjekur , e nxjerrim nga furra dhe e lëm të ftohet pak. Shkrijmë gjalpin dhe lyejmë komplet kekun e Krishtlindjes me ndihmën e një furçe me gjalp. Më pas e pudrosim mirë me sheqer pluhur, e mbështjellim në një letë celefon dhe e lëmë të pushojë. Në fund e shërbejmë.