Këngëtarët e muzikës popullore ‘ngrenë peshë’ studion e Rreze Dielli

2 Janar, 12:25

Këngëtarë të muzikës popullore dhe artistë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve ishin në studion e “Rreze Dielli” për të na dhuruar një program të larmishëm festiv, me ritëm dhe këngë tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Shijojmë repertore me këngë të bukura tradicionale që padyshim janë pjesë e gëzimeve tona familjare, por gjithashtu një pasuri, një pasaportë e folklorit tonë. Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako, këngëtarët me zërin brilant Aranit Hoxha dhe Lekë Pecnikaj si dhe këngëtarja e re Elsa Mrruku, shoqëruar nga virtuozët e instrumentit popullor sollën një atmosferë fantastike në studio.