Këngëtari Jon Tarifa: Koronavirus më prishi planet për të jetuar në Bali

6 Prill 2020, 12:05

Në një lidhje skype nga Holanda për emisionin “Rreze Dielli” këngëtari Jon Tarifa tregon sesi po e përjeton situatën e krijuar nga koronavirus. Tashmë është e sigurt që ai është I frymëzuar për të bërë art, pasi kënga e tij më e re “Take me out” e ka marrë indicien pikërisht nga kjo këngë.

Teksa tregon situatën në Holandë, këngëtari thotë se koronavirus i ka prishur planet për të jetuar në Bali. 

Njerëzit i zbatojnë rregullat, por këtu rregullat nuk janë dhe aq strikt. Lejohet të dalsh duke mbajtur distancë. Të hapura janë vetëm supermarketet e farmacitë, por rrugët kanë lëvizje.” tregon situatën këngëtari.

“Unë lëviz gjatë gjithë kohës. Kishim plan të shkonim dhe të jetonim për 1 ose 2 vjet në Bali, është një fazë kur edhe vajza është ende pa shkuar në shkollë, por planet na u prishën, nuk e di se kur do të shkojmë.” shprehet Tarifa. 

Në “Rreze Dielli” ai foli edhe për realizimin e këngës së ti jtë fundit “Hear me out”, e frymëzuar nga situata 3e krijuar nga koronavirus.