Këngëtarja e muzikës lirike që po prek suksesin dhe në Itali, e ftuar Hersi Matmuja

5 Mars 2020, 14:43

Ndonëse pak aktive në jetën artistike në Shqipëri, Hersi Matmuja është një nga këngëtaret mmë premtuese të muzikës klasike. E mbajmë mend të gjithë kur së bashku me Gjergj Lekën solli një këngë me mesazhe të forta për ata që ikin, e më vonë në 2014 përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, në Danimarkë. Ndërkohë Hersi ka vazhduar edhe jetën artistike në Romë, atje ku është dalluar për zërin e rrallë, por edhe njohu dashurinë e jetës, bashkëshortin e saj Italian, Jacopo Conocin, një violinçelist i njohur në Itali.