Keni duar e këmbë të ftohta? Zbuloni problemin shëndetësor që fshihet pas tyre / Ja disa trajtime natyrale

22 Janar, 13:18

Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë në jetë ndjesinë e të pasurit këmbët akull, apo duar dhe gishtërinj të ftohtë. Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve,  shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të ‘akullnajës’ në duar dhe sidomos në këmbë. Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta, por dhe nga faktorë të tjerë si stresi dhe ankthi. Por kujdes! Këmbët e ftohta mund të jenë simptoma dhe shenja të disa problemeve serioze shëndetësore. Çfarë fshihet pas kësaj simptome, cilat mund të jenë problematikat shëndetësore? Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në studion e “Rreze Dielli” tregojmë shkaktarët, sëmundjet që ‘fshihen’ pas kësaj shenje si dhe trajtimet alternative natyrale kundër gjymtyrëve të ftohta. Sigurisht e rëndësishme së pari është diagnostifikimi i shkaktarit të vërtetë të kësaj problematike. Ylli Merja jep dhe dhjetë këshilla tepër efikase për këmbë të ngrohta.