Kërkon detektiv privat, zbulon tradhtinë me kunatën… ‘Kishin dhe fëmijë’ rrëfehet detektivi

7 Shtator 2023, 13:44

Në studion e "Rreze Dielli" me Feliks Haxhija, detektivi më i vlerësuar në Dallas, SHBA, i cili rrëfen eksperiencën e tij në këtë profesion dhe na zbulon rastet më të vështira të investigimit, me temë tradhtinë në çift.

Feliks Haxhija është një detektiv privat nga ata të vërtetët siç kemi parë nëpër filma. Ai punon në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht ushtron profesionin e detektiv-it privat në shumë çështje të rëndësishme. Feliksi, me origjinë nga Vlora, është kualifikuar si një ndër detektivët më të mirë të Dallasit, falë pasionit dhe përkushtimit në punë. Ai ka themeluar së fundmi dhe agjencinë e tij private të investigimit dhe prej vitesh vlerësohet me yje për shërbimet profesionale që ofron.