Këshilla 'karantine'! Ilvi Begolli: Dhimbje të qafës dhe shpinës? Ja ushtrimet që mund të bëni në shtëpi

25 Mars 2020, 11:20

Janë të thjeshta dhe pa shumë sforcime! Nëse jeta sedentare ju ka shkaktuar dhimbje të shpinës ose të qafës, mjeku ortoped Ilvi Begolli sugjeron disa ushtrime në formë tërheqjeje që mund të bëni nga shtëpia.

Në emisionin “Rreze Dielli" ai thotë se për të çtensionuar muskujt, nisni si fillim me një nxehmje të lehtë dhe 10-15 minuta, 2-3 herë në ditë janë të mjaftueshme për të lehtësuar dhe elemimuar dhimbjet e muskujve të qafës dhe shpinës.

Njerëzit na marrin në telefon dhe na kërkojnë këshilla se cfarë mund të bëjnë në shtëpi. Për të c tensionuar muskujt e shpinës, mund të nisni me një nxehmje të lëhtë, 10-15 minuta me tëheqje 10-15 sekonda për cdo anë. Pa ndjerë bezdi në muskuj.

Mjafton që për një frekuecë 2-3 herë në ditë është e mjaftueshme të ndjehemi të relaksuar dhe të c tensionuar.

Një jetë sedentare na bën të marrim kalori dhe nuk i djegim dot duke lëvizur në shtëpi, sepse duhet një sforco më e madhe fizike, por duke iu referuar faktit që njerëzit mund të mos bëjnë aktivitet fizik të rënduar, nuk duhet të bëjmë sforco që na sjell dëmtime e problematika të tjera dhe të jemi komod me ushtrimet që bëjmë.”

Begolli sugjeron që gjatë ditëve të karantinës, të konsumoni një dietë të ekuilibruar, në raport me aktivitetin fizik.